Futboll

Legjionarët në statistika për gjysmen e dytë të 2020-ës


Janë të shumtë lojtarët me orgjinë shqiptare që luajnë jashtë vendit. Më poshtë do të paraqesim një listim të atyre që luajnë në kampionate të rëndësishme europiane dhe që këtë fillim sezoni kanë mundur të lënë gjurmë me ekipet përkatëse;

Thomas Strakosha-Lazio; Pesë paraqitje në Serie A ku ka pësuar 11 gola dhe një paraqitje në Ligën e Kampionëve, ku e ka mbajtur portën të paprekur. Për shkak të infektimit me Covid-19 ka humbur disa ndeshje me ekipin. Vlerësimi nga Whoscored 6.45.

Marash Kumbulla-Roma; Talenti më premtues i Kombëtares shqiptare, ka arritur të jetë prezent në nëntë ndeshje në Serie A dhe katër në UEFA Europa Ligë, ku ka shënuar nga një gol për secilin kompeticion. Gjithashtu edhe Kumbulla është ndalur për pak kohë si pasojë e infektimit me Covid-19. Vlerësimi nga Whoscored 6.93.

Berat Djimsiti-Atalanta; Këtë sezon numëron 11 prezenca në kampionat, ku ka dhuruar edhe një asist dhe gjashtë prezenca në Ligën e Kampionëve, duke luajtur gjithë ndeshjet e fazës së grupeve. Vlerësimi nga Whoscored 7.04.

Elseid Hysaj-Napoli; Këtë sezon kapiteni kuqezi ka luajtur deri më tani gjashtë ndeshje në Serie A, ku ka dhuruar një asist dhe dy prezenca i ka në UEFA Europa Ligë. Vlerësimi nga Whoscored 6.77.

Klaus Gjasula-Hamburger SV; Në total ka luajtur 11 ndeshje në Bundesligën e dytë gjermane dhe një ndeshje në Kupën e Gjermanisë. Vlerësimi nga Whoscored 6.47.

Keidi Bare-Espanyol; Numëron tetë prezenca në La Ligën e Dytë spanjolle dhe një në Kupën e Mbretit. Vlerësimi nga Whoscored 7.58.

Amir Abrashi-Freiburg; Mesfushori me tipare mbrojtëse nuk ka arritur të luaj më shumë se tre ndeshje këtë sezon në Bundesligë. Vlerësimi nga Whoscored 6.70.

Myrto Uzuni- Ferencvaros; Një nga lojtarët më në formë të Kombëtares. Ka luajtur në 10 ndeshje kampionati në Hungari, pesë ndeshje në kualifikueset e Ligës së Kampionëve dhe katër ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku ka shënuar dy gola dhe katër asiste në kampionat, një gol në Ligën e Kampionëve dhe dy gola në fazën paraeleminatore të Ligës së Kampionëve. Vlerësimi nga Whoscored 6.45 (paraqitjet në OTP Bank Ligë nuk llogariten në vlerësim).

Odise Roshi- Akhmat Grozny; Për fierakun këtë sezon janë gjashtë paraqitje në Premier Ligën Ruse, nga ku ka shënuar dhe dy gola. Vlerësimi nga Whoscored 6.69.

Armando Broja-Vitesse; Sulmuesi kuqezi ka arritur të ketë 12 paraqitje deri më tani në Eredivisie, nga ku ka shënuar pesë gola. Vlerësimi nga Whoscored 6.87.

Sokol Cikalleshi- Konyaspor; Kavajasi në Superligën turke ka nëntë paraqitje, por pa mundur të lerë shumë gjurmë. Vlerësimi nga Whoscored  6.37./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore