Përballje

Leeds United mbyll javën e 23-të e Premier League


Leeds United sonte ishin pritës të Crystal Palace në “Errand Lane” në ndeshjën përmbyllëse të javës së 23-të.

Vendasit fituan me rezultat 2-0, duke shënuar nga një herë në secilën pjesë.

Harrison shënoi qysh në minutën e tretë për epërsinë e skuadrës së Bielsa-s.

Leeds gjatë gjithë ndeshjes dominoi me një super performancë, por ishin “viktimë” e një super natë të portjerit të Crystal Palce, Vicente Guaita.

Golin e dytë Leeds e gjetën përmes Patrick Bamford, i cili arrin në shifrën e 12 golave në Premier League këtë sezon.

Me këtë fitore Leeds ngjitet në vendin dhjetë me 32 pikë, një pikë mbi Arsenal-in e Mikel Arteta-s.

Kurse Crystal Palace mbetet në vendin e 13-të me 29 pikë të grumbulluara pas 23 javësh.

Tabela e plotë e Premier League pas 23 javëve të luajtura:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore