Sport

Lebron James i përgjigjet komenteve të Zlatan Ibrahimovic (Video)


Lebron James njihet për aktivitetin e tij për të drejtat e njeriut, specifikisht kërkon drejtësi për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.

Gjatë vitit 2020 nuk ndaloi ndalur duke kërkuar drejtësi për viktimat e brutalitetit policor, George Floyd e Breonna Taylor. Ishte i gatshëm të ndalte edhe sezonin e vitit 2020 në NBA, për të luftuar racizmin.

Por, si shumica e lojtarëve kishte vazhduar luftën ndaj racizmit dhe ndaj administratës Trump, brenda palestrave të basketbollit.

James po ashtu vazhdon me lëvizjen “Më shumë se një atletë”, të cilën e krijoi kur një gazetare i tha “Mbylle gojën dhe vetëm driblo”.

James patë deklaruar që nga atëherë nuk do ndalet duke folur për të drejtat e barabarta.

Sidoqoftë, në ditën e premte, ylli i klubit të futbollit AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, kishte reaguar kundër aktivitetit politik të Lebron James.

Ibrahimovic kishte pasur eskperienca në të kaluarën me racizmin dhe të thoshte që nuk ka nevojë të ngrihet zëri kundër racizmit ishte befasuese.

Ai kishte thënë se njerëzit duhet të përqendrohen në atë që dinë të bëjnë më së miri, dhe jo t’i futen politikës.

“Ai është fenomenal në atë që po bën, por nuk më pëlqen kur njerëzit kanë një lloj statusi social, dhe ata i hyjnë politikës … Unë luaj futboll sepse jam më i miri në këtë sport … Ky është gabimi i parë që njerëzit bëjnë kur ato bëhen të famshme dhe vijnë në një status të caktuar. Qëndro larg politikës. Thjesht bëje atë që di ta bësh më së miri, sepse nuk duket mirë”, ka thënë Ibrahimovic

Lebron James nuk ka nguruar të ja kthejë suedezit.

Ai kishte thënë që do të ngrehë zërin për racizmin, drejtësinë sociale, shtypjen e votuesve sa herë që do ketë mundësi.

“Në fund të ditës, unë kurrë nuk do të hesht për gjëra që nuk janë në rregull”.

“Unë ngre zërin për njerëzit e mi dhe flas për barazinë, drejtësinë sociale, racizmin, shtypjen e votuesve, gjëra që ndodhin në komunitetin tonë sepse unë isha pjesë e atij komuniteti në një moment, dhe pashë gjërat që ndodhnin, dhe unë i di çfarë po ndodh edhe në ditët e sotme sepse unë kam një grup të më shumë se 300 fëmijëve në shkollën time që po kalojnë të njëjtën gjë dhe ju duhet një zë”.

James po ashtu vazhdoi duke thënë që nuk do të ndalet kurrë duke i mbështetur barazinë sociale dhe që nuk mund t’i përmbahet vetëm sporteve. James beson që një nga zërat që lufton pa drejtësine sociale duhet të jetë vetë ai.

“Unë jam zëri i tyre dhe do të përdor platformën time për të vazhduar të hedh dritë mbi gjithçka që mund të ndodhë, jo vetëm në komunitetin tim, por në këtë vend dhe në të gjithë botën.

“Nuk ka asnjë mënyrë që unë vetëm t’i përmbahem sporteve, sepse e kuptoj këtë platformë dhe sa i fuqishëm është zëri im”.

James po ashtu e ka përmendur të kaluarën e Ibrahimovic duke e quajtur hipokrit në një mënyrë. Ai kishte thënë se Ibrahimovic kishte folur në 2018 për racizmin medial sepse aj nuk ka mbiemër suedez.

“Është qesharake ai do të thoshte këtë, sepse unë besoj që në 2018 ai ishte i njëjti njeri që tha, kur ishte në Suedi, duke folur për të njëjtat gjëra, sepse mbiemri i tij nuk ishte një mbiemër i caktuar, dhe ai ndjehej se ishte racizëm.”

“Unë jam njeriu i gabuar për ta thumbuar, sepse unë bëj detyrat e mia”, kishte thënë James në intervistë pas lojës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore