Lajme

Le Pen mund t’i fitojë për herë të parë zgjedhjet rajonale në Francë


Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, pasi votoi të dielë e 20 qershorit

Partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen duket se do të fitojë kontrollin e të paktën një rajoni francez për herë të parë në zgjedhjet që po zhvillohen të dielën e 20 qershorit, në një shenjë që fushata e saj po ndërton vrull para garës presidenciale të vitit të ardhshëm.

Votimet u hapën në orën 8 të mëngjesit dhe raundi i dytë dhe i fundit është më 27 qershor.

Sipas sondazheve të fundit, partia e Le Pen mund të fitojë disa këshilla rajonalë. Ku përfshihen “Provence-Alpes-Cote-d’Azur”, zonën përreth Marsejës, qytetit të dytë më të populluar të vendit. Si dhe rajonin lindor të “Bourgogne-Franche- Comte” që është shtëpia e Dijon.

Rezultatet do t’i paraprijnë zgjedhjeve në nivel kombëtar prillin e ardhshëm kur votuesit do të vendosin nëse duan të mbajnë presidentin Emmanuel Macron ose ta zëvendësojnë atë. Si dhe kjo do të ndihmojnë Le Pen që partia e saj të mund të besohet në pushtet.

Zgjedhjet presidenciale pritet gjerësisht të jenë një përsëritje e vitit 2017, kur Le Pen ishte rivalja kryesore e Macron. Kështu me Le Pen që ngushtoi hendekun me Macron në të gjitha sondazhet kryesore, aleatët e presidentit po përcjellin në ethe votimin rajonal për një fitore të mundshme të saj.

Juridiksioni rajonal përfshin gjëra të tilla si edukimi dhe menaxhimi i mbeturinave. Nuk ka tendencë të përfshijë çështje të sigurisë, por që së bashku me imigracionin dhe rolin e fesë në shoqëri, ka qenë një temë kryesore e këtyre zgjedhjeve.

Partia e Macron nuk ekzistonte as në zgjedhjet e fundit rajonale në 2015-ën. Presidenti ka dërguar ministrat e tij si kandidatë në fushatë. Por lëvizja e tij deri më tani nuk ka arritur të krijojë baza të forta lokale dhe ka të ngjarë se mund të bashkohet me partitë e tjera për të fituar ndonjë rajon.

Për republikanët konservatorë dhe socialistët, sfida është të mbajnë rajone ku ata mbizotëruan për vite përpara se Macron të vendoste sistemin dy-partiak me drejtimin e tij qendror. Lëvizjet më të reja si të Gjelbrit dhe partia “France Unbowed” e ekstremit të majtë të Jean-Luc Melenchon, do të provojë bazat për aleanca lokale me partitë e tjera të krahut të majtë.

12 rajonet kontinentale të Francës së bashku me Guadeloupe dhe La Reunion po votojnë për kandidatët për të mbushur vendet e këshillit rajonal. Korsika, Martinique dhe French Guiana po hedhin votat për të mbushur vendet në asambletë e tyre territoriale.

Vetëm listat që marrin më shumë se 10% do të kalojnë në raundin e dytë. Ata që fitojnë më shumë se 5% lejohen të bashkohen me të tjerët. Priten negociata të vështira nga e hëna për të ndarë pushtetin.

Dilema është nëse partitë janë të gatshme të mbështesin “Frontin Republikan”. Termi i referohet një strategjie nga partitë e majta ose të djathta për t’u tërhequr nga gara ose për të thirrur mbështetësit e tyre për të votuar për rivalët e tyre vetëm për të bllokuar të djathtën ekstreme nga marrja e pushtetit. Ka funksionuar në të kaluarën, por ndoshta jo këtë herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore