Kosova

LDK-ja lë Mustafën jashtë listës së kandidatëve për deputet


Partia Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk e ka përfshirë liderin e saj, Isa Mustafën, në listën e kandidatëve për deputet të zgjedhjeve parlamentare.

I pari në listën e LDK-ës është Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasuar nga Kujtim Shala, Hykmete Bajrami dhe Behgjet Pacolli.

Rikthehet si kandidat për deputet dhe ekspert i sigurisë, Nuredin Ibishi. Gjithashtu, pjesë e listës janë ministri i Brendshëm në detyrë, Agim Veliu, dhe shefja e kabinetit të Qeverisë Hoti, Ardita Dushi.

LDK-ja ka përfshirë dhe emra të rinj si kandidatë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Për herë të parë si kandidat për deputet do të jetë dhe Adnan Merovci, bashkëpunëtori i afërt me ish- presidentin Ibrahim Rugova./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore