Sport

Lazio pritet ta padisë Club Brugge-n në FIFA për rastin e Muriqit


Transferimi i Vedat Muriqit nga Lazio te kampionët e Belgjikës, Clubb Brugge, për shumën e 11 milionë eurove dukej çështje e kryer.

Megjithatë, në momentet e fundit ndodhi një e papritur dhe e rrallë në botën e sotme të futbollit.

Belgët bënë hap prapa për transferimin e gardianit kosovar, duke pretenduar se Muriqi nuk është në gjendjen e duhur fizike dhe se nuk ia doli të kalonte vizitat mjekësore.

Por, te Lazio nuk i besojnë aspak pretendimit të belgëve ndërsa presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito, është i irrituar teksa e konsideron këtë si një lojë të Brugge për të ulur vlerën e kartonit të Muriqit.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, nëse kampionët e Belgjikës nuk ndryshojnë qasje dhe refuzojnë nënshkrimin me Muriqin, atëherë Lotito do t’i drejtohet FIFA-s për dëmtim të klubit të tij.

Lazio do të ankohet me arsyetimin se sjellja e Brugge është jashtë rregullores ndërsa në këtë mes dëmtohet edhe imazhi i klubit.

Nëse çështja shkon deri në FIFA dhe nëse Lazio-s i jepet e drejta, atëherë bardhekaltërit do të mund të përfitonin edhe një dëmshpërblim monetar nga belgët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore