Futboll

Lazio – Parma: Muriqi që nga minuta e parë


Simone Inzaghi i beson kopjes Pereira – Muriqi në sulm dhe Strakoshës në Portë

Lazio dhe Parma do të mbyllin sot në mbrëmje takimet e 1/8 të Kupës së Italisë. Në këtë takim skuadra e Simone Inzaghi-t vjen pas suksesit të një jave më parë kundër Romës (3-0).

I kushtëzuar nga disa mungesa (Luiz Felipe dëmtuar në kavilie dhe Luiz Alberto operuar urgjent për apandesit) Inzaghi do të bëjë ndryshim të formacionit. I pari ndryshim është rifutja në fushë e Strakoshës në vend të Reina, por ajo që është më e veçantë është lënia në stol e Immobile-s (për të pushuar) dhe aktivizimit që në fillim të ndeshjes i Muriqit, i cili do të përpiqet të realizojë golin e ende të munguar në 13 takimet pjesëmarrëse të tij me Lazion./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore