Lazio i kundërpërgjigjet Luis Albertos: Marrëveshjet respektohen, nuk pranojmë kompromis

Luis Alberto

Romario Ismailaj
13.04.2024 15:40
Loading Icons...

Drejtori i Lazio-s, Mariano Fabiani, i kundërpërgjigjet Luis Alberto-s, duke thënë se bardhekaltërit nuk i ka premtuar kurrë asgjë mesfushorit spanjoll dhe zbulon se klubi i ka ofruar një kontratë të re pesëvjeçare objektivit të Juventus-it, Felipe Anderson.

Fabiani iu përgjigj Alberto-s me një intervistë me “LazioStyle Channel”, radio stacioni zyrtar i klubit, të shtunën.

Mesfushori spanjoll tha çuditërisht të premten se kishte kërkuar të ndërpresë kontratën e tij me Lazio-n në fund të sezonit.

“Këto gjëra ndodhin në futboll, por ndoshta nuk ishte një natë e përshtatshme për ta bërë këtë”, tha Fabiani, cituar nga “LaLazioSiamoNoi”.

“Kur u emërua Igor Tudor, ai (Luis Alberto) më tha se mund të kishte dashur të largohej në fund të sezonit. Ne i thamë që ta mbyllte sezonin sa më mirë, por nuk bëmë asnjë premtim. Ne nuk premtuam se do ta anulonim kontratën e tij”.

“Sigurisht që marrëveshjet duhet të respektohen, por ne duhet ta analizojmë këtë situatë thellë me qetësi”, vijoi drejtori i Lazio-s.

“Kjo nuk do të kalojë pa u vënë re në sytë e klubit. Ne nuk do të luftojmë, por nuk pranojmë kompromis. Nuk e di se çfarë ndodhi vetëm gjashtë muaj pas zgjatjes së kontratës së tij. Do të flas me të, por nuk ishte vendi dhe koha e duhur për të thënë diçka të tillë. Ne do ta dëgjojmë atë dhe do të shohim se si të lëvizim”, shtoi Fabiani.

Luis Alberto nënshkroi një marrëveshje të re me 4 milionë euro në vit deri në 2027 tetorin e kaluar, kështu që kërkesa e tij publike ishte një surprizë e madhe për klubin.

Luis Alberto shpërthen ndaj klubit: Nuk dua më para nga Lazio

Fabiani zbuloi gjithashtu një ofertë për Felipe Anderson, i cili ishte lidhur fort me një lëvizje te Juventus-i në fund të marrëveshjes së tij me Lazio-n në qershor.

“Ne i ofruam Felipe Anderson, një profesionist shembullor, një kontratë pesëvjeçare”, tha Fabiani.

“Kontrata e Zaccagni skadon në vitin 2025, dhe ne do të përpiqemi të plotësojmë nevojat e tij. Ai i ka dhënë shumë Lazio-s, por për të vazhduar kontratën duhet edhe vullneti i homologut. Nëse ai merr një ofertë prej 50 milionë eurosh, ne nuk mund të bëjmë asgjë”, theksoi ai.

Zaccagni gjithashtu është lidhur me një lëvizje në “Allianz Stadium”, por marrëveshja e tij në “Olimpico” nuk do të përfundojë këtë verë.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raportoi në fillim të kësaj jave se Juventus-i po punon për të finalizuar transferimin e lirë të Felipe Anderson përpara se të fokusohet te Riccardo Calafiori i Bologna-s.

Të fundit

Aktuale