Kosova

Latifi takohet me ambasadorin e Italisë – diskuton për krijimin e programit të kardiokirurgjisë së fëmijëve


Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe ambasadori i Italisë, Antonello De Riu

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është takuar me ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve me theks të vecantë krijimin e shërbimeve të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ nga ministria e Shëndetësisë.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr Rifat Latifi, takoi sot Ambasadorin e Italisë, z.Antonello De Riu, me ç‘rast temë diskutimi ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, më konkretisht, krijimi i programit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë dhe përkrahja nga shteti italian për realizimin e këtij objektivi tejet të rëndësishëm”.

Ministria e Shëndetësisë.

Tutje, ministri ka falënderuar ambasadorin për ndihmën që i ka dhënë Italia, Kosovës.

“Ministri Latifi falënderoi Ambasadorin De Riu dhe shtetin italian për ndihmën e dhënë deri më tani në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi, dhe për të gjitha aktivitetet përkatëse për krijimin e këtij shërbimi të nivelit të lartë për kujdesin shëndetësor të fëmijëve tanë”.

Ndër të tjera, për ekipin mjekësorë të Kosovës për trajnim në Itali u tha se të gjitha procedurat dhe përgatitjet për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për këtë qendër do të përfundohen gjatë fillimit të vjeshtës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore