Kosova

Latifi e quan “skizofreni” pretendimin e historianit serb se Manastirit të Deçanit i takojnë 700 hektarë tokë


Historiani oborrtar e zyrtar i Aleksandër Vuçiç, Aleksandër Rakoviç, duke komentuar refuzimin e Kosovës për t’ia njohur 27 hektarët tokë pronë Manastirit të Deçanit, ka deklaruar se “Manastirit të Deçani i takojnë jo 27 hektarë, por 700”.

Rakoviç, njëri nga të vetëquajturit artikulues “shkencor” të të ashtuquajturës “botë serbe”, ka fantazuar se Manastirit të Deçanit autoritetet komuniste në vitin 1946 i kanë konfiskuar 700 hektarë tonë.

Madje, sipas tij, refuzimi i Kosovës në pranimin e 27 hektarëve të konsideruara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka të bëjë pikërisht me këtë pseudo-tezë të tij.

“Pikërisht për këtë, Prishtina e kundërshton sepse frikësohet se mos kthehet në historinë e kthimit të këtyre tokave të konfiskuara nga aurotietet komuniste”, deklaroi historiani serb Rakoviç për Kosovo-Online.

Filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi, këtë deklaratë të historianit serb e quan “skizofreni”.

“Këto 700 hektarë ekzistojnë veç në fantazinë mesjetare të tij”, tha Latifi për Albanian Post.

“Një njeri që jeton në shekullin 21 dhe realitetin aktual përpiqet ta kuptojë me kategori të Mesjetës së hershme, tregon se vuan nga nivele të avancuara të skizofrenisë”, deklaroi Blerim Latifi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore