Lajme

Largohen rrethojat metalike nga Terminali Doganor në Han të Elezit


Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se është zhbllokuar rruga nga rrethojat metalike që ishin të vendosura në Terminalin Doganor në Hanin e Elezit

“Pas ankesave të shumta nga agjentët doganor, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, përkitazi Doganën e Kosovës, kanë inicuar kërkesën për zhbllokimin e rrugës nga rrethojat metalike të vendosura në rrugën e cila është pronë shoqërore, nën menaxhimin e AKP-së”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Sipas njoftimit, operatori ekonomik, “Terminali SHPK”, kishte bllokuar rrugën për transportuesit e mallrave duke i detyruar ata të paguanin dyzet Euro.

Me asistencën e Policisë së Kosovës, tashmë kjo rrugë është zhbllokuar, rrjedhimisht transportuesit e mallërave nuk do të paguajnë më dyzet euro, aq sa ishin të detyruar të paguanin më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore