Lajme

Largohen mbi 260 afganë nga Kosova drejt Kanadasë


Afganët largohen nga Kosova

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se të mërkurën e tetë dhjetorit janë larguar edhe mbi 200 afganë nga Kosova që janë nisur për në Kanada.

“Sot iu uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’iu tregonim mikpritjen e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Largimi i një numri të afganëve nga Kosova

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, të hënën e gjashtë dhjetorit kishte vizituar qytetarët afganë, që po qëndrojnë në kampin amerikan Bondsteel.

Sipas këtij njoftimi, “Kurti tha se është nder për neve që kishim mundësi t’i mirëpresim dhe t’u ndihmojmë qytetarëve afganë, të cilët tani janë mysafirët tanë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe në kampin amerikan Bondsteel

Ndryshe, më 16 shtator mbi 100 afganë janë nisur nga Kosova për Britaninë e Madhe.

Më 19 shtator janë larguar edhe 51 shtetas afganë nga Kosova.

Afganët që po qëndrojnë në Kosovë janë kryesisht persona që kanë punuar në cilësi të ndryshme për ushtrinë amerikane si dhe forcat e tjera aleate të NATO-s, që kanë operuar në Afganistan në 20 vjetët e fundit.

Afganët duke u larguar nga Kosova

Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në Kosovë, afganët kanë rregulla strikte të lirisë së lëvizjes. Ata nuk e kanë të lejuar të dalin nga kampet ku janë vendosur.

Në Kosovë të strehuar kanë qenë 683 shtetas afganë.

Ambasada britanike kishte falënderuar dhe ka thënë se i është jashtëzakonisht mirënjohës për bujarinë e Kosovës në pritjen e këtyre njerëzve të cenueshëm dhe për hapin përpara për të mbështetur NATO -n në kohën e nevojës.

Grupi i parë i afganëve në Kosovë kishte arritur më 29 gusht, ku raportohej të ishte një grup prej 111 personave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore