Bota

Largimi i ministrave: Krizë në qeverinë italiane.


Qeveria e kryeministrit italian, Giuseppe Conte, ndodhet në krizë pasi të mërkurën partia, Italia Viva, u tërhoqi ministrat e saja nga koalicioni qeverisës.

Ish-kryeministri i Italisë dhe njëkohësisht lideri i partisë Italia Viva, Matteo Renzi, deklaroi që e linte partinë e Conte-s pa shumicë zyrtare në senat.

Renzi deklaroi që shkaku i krizës është “faji i kryeministrit”.

“Jemi gati për çdo lloj diskutimi”, tha ai në një konferencë për shtyp në Romë.

Renzi e ka kritikuar  dhe sulmuar Conte-n në disa raste. Sulmet e fundit, të cilat ishin edhe më kritike për situatën politike, erdhën si shkak i planit të qeverisë për rimëkëmbjen pas virusit. Plani parashikonte 222 miliardë euro të dhëna nga fondi i Bashkimit Evropian (BE), të paguara kryesisht në formë grantesh dhe huashë.

Koalicioni aktual qeveritar përbëhet nga tre parti: Lëvizja populiste Pesë Yje (M5S), Partia Demokratike e qendrës së majtë (PD) dhe Italia Viva e Renzi-t.

Një anëtar drejtues i PD dënoi lëvizjen e Renzi-t. Ish-ministri Andrea Orlando tha se ishte “një gabim serioz i bërë nga pakica, por për të cilin do të paguajmë të gjithë”.

Pa 18 senatorët e partisë Italia Viva, Conte do të ketë nevojë për koalicion të ri, megjithëse ka shumicën në dhomën e ulet, Dhoma e Deputetëve.

Megjithëse kishte shqetësime se protesta e Renzi-t do ta vononte fondin e rimëkëmbjes (recovery fund), qeveria e Conte-s e mori aprovimin parlamentar për planin, të mërkurën.

Çfarë mund të ndodhë tani?

Conte mund të japë dorëheqjen, mund të bëhet riorganizim i qeverisë apo vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Të gjithë skenarët janë të mundshme.

Sipas burimeve, Conte po përpiqet te afrojë disa parti të vogla dhe kandidatë të pavarur për një shumicë të re.

Zgjedhjet e parakohshme do të ndodhin vetëm nëse asnjë prej skenarëve tjerë nuk do të funksionojë.

Të dyja partitë e koalicionit qeverisës dhe Italia Viva e Renzi-t kanë deklaruar që zgjedhjet e parakohshme nuk janë ato që dëshirojnë.

Sondazhet tregojnë që zgjedhjet e parakohshme do t’i jepnin pushtetin një koalicioni të krahut të djathë, të kryesuar nga Lidhja e Matteo Salvini-t. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore