Sport

Laporte me shumë mundësi do ta përfaqësojë Spanjën në të ardhmen


Mbrojtësi i skuarës së Mancheter Cityt, Aymeric Laporte, me shumë mundësi do ta përfaqësojë kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, francezi ka vendosur që ta përfaqësojë shtetin e Spanjës në të ardhmen.

Përzgjedhësi i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, u ka kërkuar krerëve të Federatës Spanjolle të Futbollit që të shikojnë mundësinë për ta ftuar ish-futbollistin e kombëtares franceze në ekip.

Gjithashtu edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën që të luajë për Spanjën, i cili ka filluar përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për tu pajisur me pasaportë spanjolle.

Derisa, shtetësia spanjolle lojtarit do t’i miratohet dhe do t’i konfirmohet zyrtarisht këtë të mërkurë.

Federata spanjolle është ende në pritje të konfirmimit përfundimtar nga FIFA, por në këtë fazë besohet se është thjesht një formalitet.

Ai ka qenë pjesë e skuadrave zinxhir të Francës dhe gjithashtu ishte i ftuar tri herë nga trajneri Deschamps, dy herë në tetorin e vitit 2016, pastaj në marsin e 2017, por nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me francezët.

Dhe që nga ajo kohë, qendërmbrojtësi i Cityt nuk ka pranuar asnjë ftesë nga stafi i Francës dhe kjo ka ndikuar që të ndryshojë vendim dhe të përfaqësojë Spanjën në të ardhmen.

Laporte ka lindur në Agen të Francës dhe u bashkua me Athletic Bibaon si adoleshent, duke kaluar tetë vjet në këtë klub para se të bashkohej me Manchester Cityn për shifrën e 65 milionë euro.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore