Sport

Laporta prezanton projektin sportiv për Barcelona-n


Të dielen e 7 marsit, Barcelona do organizojë zgjedhjet presidenciale.

Pas dorëheqjes nga ish-presidenti Bartomeu në nëntor të vitit 2020, Barcelona do zgjedh presidentin e ri shumë shpejtë.

Kandidatët përfundimtar janë tre: Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa.

I pari, sot ka prezantuar projektin sportiv që ai e sheh si të duhur për avancimin e Barcelona-s.

Premtimi i parë është që Laporta do të vazhdojë punën që e kishtë lënë në “gjysëm”, kur me besimin e tij te ‘La Masia’ dhe Pep Guardiola, i solli Barcelona-s periudhën më të mirë në histori të klubit.

Te Barcelona, Laporta premton që do të kthejë vlerat që klubi i ka humbur, ato që sipas tij Carles Puyol i shfaqte dikur.

Madje, Laporta synon që, kapitenin legjendar, Carles Puyol, ta kthej në klub.

Mbështetje për Laporta-n kanë shfaqur edhe tjerë ish-futbollist të Barcelona-s, si Marquez, Deco, Rivaldo dhe Eto’o.

Laporta premton që rëndësi maksimale do t’i dhurohet ‘La Masia-s’, akademisë së klubit katalunas.

Nën presidencën e Laporta-s, modeli i Johan Cruyff do kthehet në funksion.

Skuadra e parë do të përbehet nga futbollist të rinj që vijn nga ‘La Masia’ dhe po ashtu lojtar të rinj nga e gjithë bota.

Laporta premton që rëndësi e madhe do i kushtohet skuadrës së femrave, dhe po ashtu ‘La Masia-s’ së femrave. Do ketë edhe përmirsime strukturale në klub dhe infrastrukturë.

Do përmirsohen edhe më tutje qendrat stërvitore.

Do i jepet rëndësi e madhe e edukimit në aspektin sportiv. Laporta beson që të kesh një mentalitet të mirë, karakter sportiv dhe personalitet të denjë është qelës për sukses.

Do ketë nga një mësues për secilin sportist të Barcelona-s, veç e veç.

Nën presidencën e Laporta-s, do i jepet shumë rëndësi inteligjencës artificiale dhe qëllimi do jetë që kjo të behët një shembull në botën e sportit.

Joan Laporta premtoi që te Barcelona “do kthehet mentaliteti fitues” që e karakterizon këtë klub.

Për situatën e Messi-t, Laporta premtoi që do ja rikthejnë buzëqeshjen përsëri duke i shfaqur një projekt fitues që argjentinasi të bindet të qëndroj.

Pritet që me datën 8 mars, të numërohen votat edhe përfundimisht të zgjidhet presidenti i ri i FC Barcelona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore