Sport

Laporta flet me Raiola-n edhe për mbrojtësin e Juventus-it?


Agjenti i mirënjohur në futboll, Mino Raiola dhe Joan Laporta, Presidenti i Barcelona-s, janë takuar ditën e enjte, ku ndër të tjera përveç Erling Haaland-it, kanë folur edhe për Matthijs de Ligt-in, raportojnë mediat spanjolle.

Mbrojtesi holandez është një dëshirë e Barcelona-s. Klub në të cilin aktivizohet shoku i tij, Frenkie de Jong-u dhe trajner është bashkëatdhetari, Ronald Koeman-i.

Juventus-i pagoi 85 milionë euro te Ajax-i për De Ligt-in dhe nuk dëshiron kurrsesi të privohet nga shërbimet e tij. Barcelona-s do i duhet të paguajnë një shumë të madhe për ta bërë Juventus-in të ndërrojë mendje, por gjithsesi nuk ka ofertë konkrete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore