Sport

Laporta: De Jong dëshiron të qëndrojë, nuk do ta shesim


E ardhmja e futbollistit të Barcelonës, Frenkie De Jong, është përfolur shumë në media, ku flitet se ai do të bashkohet me Manchester United.

Megjithatë, këtë gjë e ka mohuar presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili ka thënë se De Jong nuk do të shitet.

“Ne nuk duam ta shesim dhe ai dëshiron të qëndrojë këtu”, tha presidenti i katalanasve.

“Ai është një lojtar i Barçës, një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij, sipas ekspertëve. Ne e dimë se ka klube që e duan atë, jo vetëm Manchester United, dhe ne nuk kemi ndërmend ta shesim”, tha Joan Laporta.

“Ne e dimë se ai dëshiron të qëndrojë dhe kriteret e lojtarit janë shumë të rëndësishme. Ai është rehat në Barcelonë dhe do të bëjë gjithçka që mundem për ta bërë atë të qëndrojë”, shtoi numri një i Barcelonës.

Kujtojmë që Manchester United po bënë të pamundurën për ta transferuar holandezin, derisa ofertat deri në 80 milionë euro janë refuzuar nga spanjollët.

Kujtojmë që për 25 vjeçarin, Barcelona shpenzoi 86 milionë euro për ta transferuar nga Ajax-i në verën e vitit 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore