Pajisje

Lansohet përditësimi iOS 16.4 i iPhone


Përditësimi softuerik iOS 16.4 tani u publikua për të gjithë dhe përfshin një sërë veçorish të reja.

Me këtë përditësim të ri do të ketë emoji të reja, aplikacione më të fuqishme në ueb, rregullime të defekteve dhe shumë më tepër.

Apple iOS 16.4: latest update release date - new emojis list | NationalWorld

iOS 16.4 dhe iPadOS 16.4 janë të disponueshme për të gjitha modelet e iPhone dhe iPad.

Për ta përditësuar telefonin tuaj duhet të shkoni në aplikacionin e Settings, pastaj General dhe pastaj duhet të klikoni në Përditësimin Softuerik.

iPhone-i ose iPad-i juaj do të shkarkojë përditësimin dhe më pas do t’ju kërkojë të rindizni pajisjen tuaj për të përfunduar procesin.

Me përditësimin e ri do të keni 21 emoji të reja, do të merrni veçorinë e Izolimit të Zërit për thirrje celulare ku zëri juaj do të ketë përparësi dhe bllokon zhurmën e ambientit përreth jush.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore