Sport

Lando Norris nënshkruan kontratë të re me McLaren


Lando Norris ka nënshkruar një kontratë të re me McLaren-in.

21-vjeçari britanez kishte debutuar në Formula 1 në vitin 2019.

Në sezonin e tij të tretë, ai po shfaq vazhdimësi dhe formë të mrekullueshme, duke qenë i katërti në klasifikim pas katër garave të zhvilluara.

McLaren nuk zbuloi se për sa vite e zgjati kontratën me Norris, por është e sigurt që ai do të qëndrojë te McLaren më gjatëq se viti 2022.

Kjo do të thotë që dyshja Norris – Ricciardo do të shpenzojnë të paktën tre vite së bashku në bolidet McLaren.

Shefi i skuadrës, Zak Brown, tha: “Jam shumë i lumturqë arritëm marrëveshjen me Norris-in. Ai ka qenë instrumental në rikthimin tonë në formën e dikurshme. Jemi të impresionuar me rritjen e vazhdueshme që ai po shfaqë”.

“Lando është një prej talentëve më të mëdhenj në Formula 1”, vazhdoi Brown, “jemi të emocionuar që do të vazhdojmë së bashku edhe më gjatë”.

Norris konsiderohet si një ndër yjet kryesorë të Formula 1, së bashku me Charles Leclerc të Ferrari-t dhe George Russell-it të Williams.

Këta të tre, bashk me pilotin e RedBull, pritet të jenë forca udhëheqëse e Formula 1 për dekadën në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore