Sport

Lamtumirë Ilir Luarasit


Legjenda të portës shqiptare

Legjenda e portës së ekipit Dinamo i Tiranës, Ilir Luarasi, është gjetur i vdekur brenda banesës së tij ne Francë. Iliri u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 63 vjeçare, njofton Albanian Post.

Ai kish kohë që ishte shpërngulur në Francë, por, një vit më parë ai u kthye në vendlindje dhe ka takuar disa prej shokëve të ekipit të tij dhe rivalë të ekipeve të tjera të futbollit shqiptarë.

Miqtë janë befasuar nga vdekja e tij dhe kanë dëshmuar se Iliri gëzonte shëndet të mirë, madje ka luajtur futboll me ta vitin që shkoi.

Kush ishte Ilir Luarasi?

I lindur më 12 mars 1954, Ilir Luarasi u bashkua me ekipin e parë të Dinamos në vitin 1976, përkrahë emrave legjendarë si Zëre, Përnaska, Çoçoli, Sejdini, Ballgjini, Targaj, Marko, Sul Demollari, etj.

Lurasin fitoi katër kampionate në portën dinamovite; dy vjet rresht nga 1975-1977, e më pas në 1979-1980 dhe i fundit, 1985-1986.

Ilir Luarasi mbrojti për Dinamon plot 11 vjet. Ai u përfshi edhe në kombëtaren për pak ndeshje, pasi kishte konkurrent një ndër portierët më të mirë që ka parë ndonjëherë Shqipëria – Perlat Mustafa. Sidoqoft, Luarasi e mbylli karrierën e tij duke u murosur si një ndër më të mirët e Shqipërisë, bashkë me Qemal Vogli, Sul Maliqati, Mikel Janku, Jani Kaçi, Paulin Ndoja, Perlat Musta, Armir Grima, Blendi Nallbani, Foto Strakosha, etj./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore