Basketboll

LaMelo me kyç të thyer, pjesëmarrja e tij në pikëpyetje


Talenti i Charlotte Hornets LaMelo Ball, mund të mos luajë më për çfarë ka mbetur nga sezonit të NBA-së për shkak se ka thyer kyçin e dorës.

Ekipi ende nuk e ka bërë zyrtare gjendjen e Ball-it por, një person i brendshëm dhe në dijeni të situatës ka dëshmuar për Associated Press të dielën [21 mars]. Personi kërkoi të mbetet anonim.

Ndërkohë, me herët ditën e dielë, Hornets deklaruan se Ball i është nënshtruar një testi MRI (rezonancë magnetike), gjë që evidentoi dëmtimin në kyç por asnjë konfirmim sa i përket vazhdimësisë së tij në kampionat.

Në ndeshjen e ditës së shtunë [20 mars] kundër Los Angeles Clipper, të cilën Hornets e humben 125 – 98, Ball u duk i lënduar gjatë gjithë pjesës së dytë.

Organizatori i Hornets Ball, po gëzonte një sezon brilant  deri më tani dhe ishte ndër kandidatët kryesorë për t’u emëruar si “Lojtar i Ri i Vitit” në NBA.

Me afërsisht 15.9 pikë dhe mbi gjithë të rinjtë në NBA me 6.1 asiste dhe 1.59 rrëmbime topi, Ball padyshim që është ndër talentet më të spikatur.

Më herët këtë sezon, Ball vendosi një rekord të vetin historik në NBA – lojtari më i ri të shënoi një tripletë të dyfishtë [22 pikë, 12 ribaunde dhe 11 asist], në ndeshjën e Hornets kundër Atlanta Haëks në 10 janar.

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, u shpreh për Associated Press në kuadër të suksesit dhe talentit të LaMelo Ball-it:

“Mendoj se Melo i është përshtatur lojës së NBA-së shumë më mirë dhe padyshim që i ka tejkaluar pirtshmëritë tona. Është shumë i ri dhe që tani po shfaq potencial të jashtëzakonshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore