Basketboll

LaMelo Ball rekordmeni më i ri i “triple double”


LaMelo Ball, basketbollisti i Charlotte Hornets dhe i pozicionuar si mbrojtësi i pikave, është lojtari më i ri në hustorinë e NBA-it që realizoi një “triple double”. Kjo ndodhi në ndeshjen me Atlanta Hawks; ndeshje që u fitua nga ekipi i tij me rezultatin 113-105.

Në basketboll, me “triple double”, që mund të shqipërohet “dopjo e trefishtë”, kuptohet shënimi dy-shifrorë i koshave, ribaundëve dhe asisteve në një ndeshje të vetme. Ndërkaq, 19 vjeçari e nisi ndeshjen nga stoli, e megjithëatë realizoi 22 pikë, 12 ribaund dhe 11 asist.

Thyerja e këtij rekordi ka qenë çështje ditësh: Ball është saktësisht 19 vjeç e 140 ditë. Ndërsa ish rekordmeni si lojtari më i ri për “trible double” në NBA, Markelle Fultz, 19 vjeç e 317 ditë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore