Lajme

Lambrecht: Gjermania duhet të jetë gati për një sulm të mundshëm


Gjermania duhet të jetë gati për një sulm të mundshëm në sfondin e pushtimit rus të Ukrainës.

Kështu deklaroi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, duke cituar transmetuesin gjerman “Deutsche Welle”.

“Ne duhet të jemi gati të mbrojmë Gjermaninë dhe territorin e Aleancës”, tha Lambrecht në një intervistë me gazetat “Rheinische Post” dhe “General-Anzeiger”.

E pyetur nga gazetarët për të komentuar vërejtjet e Inspektorit të Përgjithshëm të Bundeswehr-it (Forcat e Armatosura), Eberghard Zorn se Gjermania duhet të jetë e përgatitur në rast se e gjen veten të përfshirë në një luftë të imponuar ndaj saj, Lambrecht tha: “Mbrojtja ka qenë gjithmonë një detyrë kryesore e Bundeswehr-it. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë përsëri”.

Gjithashtu, sipas Lambrecht, Bundeswehr-i do të jetë në gjendje të sigurojë mbrojtjen e Gjermanisë në rast nevoje.

Në të njëjtën kohë, ajo shprehu besimin se partnerët e NATO-s do ta ndihmojnë Gjermaninë.

“Bundeswehr nuk do të duhet kurrë të mbrojë Gjermaninë vetëm, ne do të kemi gjithmonë aleatët tanë në anën tonë dhe forcat e armatosura në Aleancë janë sigurisht të afta të mbrojnë Gjermaninë”, shpjegoi zyrtarja gjermane.

Për më tepër, Gjermania “mund dhe duhet të bëhet më e mirë në të gjitha fushat”, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore, ku, sipas saj, ka mangësi në Evropë.

Kujtojmë, në fund të tetorit, kundërzbulimi ushtarak i Gjermanisë (MAD) raportoi për rritjen e aktivitetit të inteligjencës së huaj në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore