Përballje

Lakers mposhten edhe nga Blazers, Jazz ndalon ecurinë e fitoreve të Warriors


Anfernee Simons dhe Jusuf Nurkic kombinuan së bashku për 48 pikë në fitoren e Portland Trail Blazers që lanë pas serinë prej gjashtë humbjeve duke mposhtur Lakers jashtë formës.

30 pikët e LeBron James nuk ishin të mjaftueshme për Lakers, që pësoi humbjen e gjashtë ne tetë ndeshjet e fundit.

Lakers ishin pa Westbrook që u lëndua nga shpina, dhe Davis nuk i doli në ndihmë të madhe LeBron-it, duke shënuar vetëm 17 pikë.

Në anën tjetër, Bojan Bogdanovic drejtoi gjashtë baskebollistë në pikë dyfishrore me 23 pikë derisa Utah Jazz mposhti Golden State-in me rezultat 111-85.

Kjo ishte humbja e parë për Golden State, pas nëntë fitoreve radhazi që kishin në seri.

Donovan Mitchell ka e përfundoi ndeshjen me 14 pikë, dhjetë kërcime dhe tetë asistime për Utah, që fituan ndeshjen e katërt me radhë.

Jordan Poole shënoi 18 për Warriors, dhe Curry shtoi 16, mirëpo dyshja shënuan vetëm dhjetë nga 27 tentimet që kishin nga parketi.

Domantas Sabonis shënoi 22 pikë dhe 14 kërcime në debutim e tij për të ndihmuar Kings në fitoren 132-119 përballë Minnesota-s.

Cleveland Cavaliers arriti një fitore tjetër, përballë Spurs -me Darius Garland që shënoi 27 pikë në rikthimin e tij nga lëndimi.

Dy ndeshjet tjera përfunduan me këto rezultate:

Toronto Raptors 117-98 Oklahoma City.

Chicago Bulls 121-109 Charlotte Hornets.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore