Basketboll

Lakers 10 fitore rresht me super LeBron


LeBron James tërheq Lakers në fitoren e dhjetë radhazi, në fushë të kundërshtarit. 46 pikët në fushën e Cleveland Cavaliers janë rekordi i tij për këtë sezon.

Cleveland Cavaliers –Los Angeles Lakers 108-115.

Kampionët në fuqi mbeten të pamposhtur jashtë shtëpisë duke realizuar suksesin e tyre të dhjetë, në po aq ndeshje. Protagonist absolut i takimit, edhe pse është e panevojshme të thuhet, ishte LeBron James, i cili para audiencës së tij (2 mijë tifozë të pranishëm në tribuna, shumë prej tyre me fanellën verdhëvjollcë me numër 23) shënon 17 pikë në çerekun e parë dhe madje 21 në periudhën e katërt, duke depërtuar përmes rrjetës së dendur të Cavs [Cleveland Cavaliers].

Përqindje e lartë për LeBron: gjuajtje 19/26; nga të cilat 7/11 nga distanca e largët, shtuar këtu tetë kërcime, gjashtë asistime, dy vjedhje dhe dy bllokime në 38 minuta. Së bashku me të janë 17 të Anthony Davis dhe 15 të Montrezl Harrell. Përfshirë gjithashtu dhe 3/21 për tre pikë të bashkëlojtarëve të tjerë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore