Shqipëria

Shpërthim në nënstacionin elektrik të Selitës (VIDEO)


Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 23.15 në nënstacionin elektrik të Selitës.

Flakët kanë përfshirë pjesën hyrëse të nënstacionit. Banorë të Selitës bëjnë të ditur për Albanian Post se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në gjithë zonën.

Pas mbërritjes së forcave zjarrëfikëse, flakët janë vënë nën kontroll. Rreth 35 minuta pas shpërthimit, ato janë shuar plotësisht.

Policia ka mbërritur gjithashtu në vendngjarje. Një raport mbi situatën ende nuk është bërë i ditur. Pritet të mësohen edhe shkaqet e ngjarjes.

Një video është dërguar në redaksinë e Albanian Post, me pamje nga nënstacioni. Ashtu siç shihet, pjesa e hyrjes është tërësisht e përfshirë nga flakët.

Nënstacioni i Selitës është një ndër furnizuesit kryesorë me energji elektrike të gjithë kryeqytetit. Nuk ka raportime mbi shkëputjen e rrymës në asnjë zonë pranë vendit të ngjarjes apo më gjerë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore