Sport

Lajme flash nga merkato


Inter: Radja Nainggolan largohet nga ekipi për tu transferuar tek Cagliari, për të tretën herë. Në fillim të sezonit, Cagliari u përpoq që të zgjaste huazimin e Nainggolan, por kërkesa e Antonio Conte-s, ishte ta kishte belgun në ekip, por vetëm  për gjysmën e sezonit, Conte nuk është bindur nga belgu dhe është dërguar përsëri në huazim në Sardenjë.

Milan: Mino Raiola i ofron kuqezinjëve sulmuesin e Juventus-it, Frederico Bernandeski-n, por problem mbetet rroga e lartë prej 5 millionë euro në sezon. Gjithashtu Milan-i po vëzhgon edhe situatën e Wilfried Zaha-s tek Crystal Palace, për të kompletuar repartin e sulmit dhe për të vazhduar garën për titull.

Juventus: Bardhezinjtë nga Torino, pritet që në janar të paraqesin ofertën zyrtare tek Manchester United për mesfushorin, Poul Pogba. Besohet se oferta nuk do të jetë më shumë se 60 milionë euro.

Inter Miami: Amerikanët janë gati të bëjnë dy transferime të bujshme, duke ribashkuar Lionel Messi-n dhe Luis Suarez-in. Më herët Messi është shprehur se do t’i pëlqente që një ditë të luante në Major League Soccer.

Arsenal: Topçinjtë po kërkojnë zvendësuesin e Hector Bellerin, emri më i përfolur mbetet ai i Tariq Lamptey, i cili aktivizohet në Premier Ligë me Brighton and Hove Albion. Për 20-vjeçarin ka interesim edhe nga Manchester City dhe Bayern Munich-ut.

Wolves: Ujqërit janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe emri më i ri është ai i Luka Jovic-it. Serbi që pas mbërritjes së tij në Madrid nuk ka patur shumë minuta në dispozicion nga tekniku Zinedine Zidane dhe një largim në formën e huazimit është opsioni më i mundshëm për të.

Barcelona: Mesfushori i Liverpool-it, Georginio Wijnaldum, pritet që këtë javë të marrë vendimin nëse do t’i bashkohet katalunjasve apo do të zgjedhë ekip tjetër për të vazhduar karrierën e tij.

Real Madrid: Galaktikët janë duke kërkuar një mesfushor dhe në skenë ka dalë emri i talentit të Manchester City-t, anglezit 20-vjeçar Phil Foden. Pavarësisht interesimit nga Real-i, Foden mbetet një nga lojtarët më të preferuar të Pep Guardiola-s, që zor se do të privohet nga shërbimet e mesfushorit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore