Sport

Lajm i mirë për ultrasit, UEFA gati të lejojë mjetet piroteknike në stadiume


Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat greke, UEFA, po punon për të lejuar përdorimin e kontrolluar të mjeteve piroteknike në stadiume. Sigurishtë nën juridiksionin e tyre.

Në seminarin e mbajtur në Mynih në vitin 2017, UEFA kishte thënë se nuk mund të kishte përdorim të sigurtë të mjeteve piroteknike në stadiume. Por, duket se diçka po ndryshon në këtë drejtim.

Edhe vetë UEFA e ka kuptuar se mjetet piroteknike nuk mund të largohen nga stadiumet, sidomos nga pjesët e tifozerive ultras. Shfaqje të tilla pati edhe përgjatë kësaj jave në kompeticionet e UEFA-s, në Champions League, Europa League dhe Conference League.

Michael van Praag, kreu i Komitetit të Sigurisë në UEFA do të flasë ditët në vijim mbi vendimin e organit më të lartë të futbollit në Evropë. Nëse do të lejohet dhe deri në çfarë mase, apo çfarë do të përfshihet në to.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore