Lajme

Lajçak të enjten në Kosovë


Përfaqësuesi i Posaçëm për Dialogut Kosovë-Serbi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i Posaçëm për Dialogut Kosovë-Serbi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të enjten do të jetë në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për REL, Zëdhënsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Këto vizita kanë për qëllim përparimin në përgatitjet për takimin e radhës në nivel të lartë për të cilin ende shpresojmë që do të mbahet më vonë gjatë këtij viti”, deklaroi Stano.

“Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, nesër do të shkojë në Prishtinë, pas vizitës në Beograd, për të përcjellë mesazhet e 27 ministrave të jashtëm të BE-së dhe për të bërë progres në përgatitjen e takimit të ardhshëm të nivelit të lartë, i cili shpresojmë se do të mbahet deri në fund të këtij viti”, tha Stano për Tanjug.

“Ata duhet të udhëheqin me shembull kur bëhet fjalë për angazhimin konstruktiv, sjelljen e përgjegjshme dhe deklaratat e përgjegjshme që janë në favor të pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal, dhe jo anasjelltas”, vazhdoi Stano.

“Të gjitha mesazhet e BE-së janë të qarta për partnerët tanë dhe nëse nuk janë, ne do të vazhdojmë të flasim me ta në nivele të ndryshme dhe në raste të ndryshme”. përgjigj Stano.

Ndërkaq të enjten Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, Miroslav Laçjak, ka deklaruar se pati një takim të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se ka ende shumë punë për të kryer pas takimeve të kësaj jave.

“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë. Ke ende shumë punë për të bërë pas takimeve të mia këtë javë”, ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore