Lajme

Lajçak takon Krasniqin: PDK do përmbylljen e dialogut me njohje reciproke


Miroslav Lajçak dhe Memli Krasniqi

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të martë ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në kuadër të vizitës së tij disa ditore në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook i cili ka njoftuar se në takim me diplomatik sllovak kanë diskutuar për çështje të ndryshme përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Lajçak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshme që pritet të ndermirën”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej ai ka bërë të ditur se qëndrimi i partisë së tij karshi dialogut Kosovë-Serbi, mbetet e njëjtë –  marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

“Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

Lajçak, gjatë ditës pritet të takohet edhe me liderët e tjerë opozitarë.

Lajçak me të ateruar në Kosovë, të hënën e 27 qershorit ishte takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin kishte vetëm komunikata të lëshuar në rrjetet sociale.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi Lajçak.

Sllovaku s’ka lënë pa përmendur se e ka uruar fort Kurtin për marrëveshjen e arritur javën e kaluar për çështjen e Energjisë Elektrike në veri.

Lajçak megjithatë s’ka përmendur vizat, regjim që nuk u hoq për kosovarët as në Samitin e Bashkimit Evropian, përkundër se u rikonfirmua se kushtet teknike janë plotësuar.

Top-diplomati sllovak pos takimeve me opozitar ka të planifikuara vizita edhe në Veri të vendit e në qytetin e Prizrenit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore