Lajme

Lajçak: Sapo të formohet qeveria e Kosovës, do t’i takojë Kurtin dhe Vuçiçin


“Unë do të takohem me Presidentin (Aleksander)Vuçic, kryeministrin e ardhshëm (Albin) Kurti dhe partnerë të tjerë për të diskutuar vazhdimin e procesit tonë. Partnerët e mi janë politikanë seriozë dhe ata e dinë se çfarë njerëzit e tyre presin prej tyre – t’i afrojnë ata me të ardhmen evropiane dhe ata gjithashtu e dinë se çfarë pret BE prej tyre”, ka thënë i dërguari  Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për European Western Balkans.

“Ne jemi këtu dhe jemi këtu për palët sa herë që të jenë gati, por u takon të dy palëve të vendosin për shpejtësinë. Ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje dhe kam në plan të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin së shpejti”, tha Lajqak.

Ndërkohë në lidhje me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Nëse nuk ka vullnet, atëherë nuk ka marrëveshje”.

“Por nëse nuk ka marrëveshje, atëherë nuk ka të ardhme evropiane”, është shprehur ai, duke shtuar se minimumi që Brukseli pret nga të dy palët është që ata të mos importojnë çështje të hapura në familjen Evropiane.

“Kjo do të thotë që ju duhet të zgjidhni çështjet tuaja dypalëshe ose çështjet tuaja rajonale para se të bëheni anëtare”.

“Kjo është arsyeja pse ne po flasim për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë I dërguari Special i BE për dialogun Kosovë-Serbi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore