Lajme

Lajçak: Në takimin e fundit arritëm njëfarë progresi – takime të tjera javët në vijim


Miroslav Lajçak

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, tha se takimi i radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve pritet të mbahet në javët e ardhshme.

Lajçak pohoi se edhe pse “gjetja e një gjuhe të përbashkët mund të jetë sfiduese”, në takimin e fundit në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç-it, megjithatë “ne arritëm të arrijmë njëfarë progresi”.

“Ne diskutuam rrugën përpara drejt zbatimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam t’i qartësojmë pyetjen që mbetën të hapura. Ndërsa gjetja e një gjuhe të përbashkët mund të jetë sfiduese, ne arritëm të arrijmë njëfarë progresi. Diskutimet tona do të vazhdojnë sërish në javët në vijim”.

Kështu tha diplomati sllovak, teksa njoftoi se si pjesë e aktiviteteve të tij mbi diplomacinë publike, po qëndron në Firence të Italisë, ku do t’iu ligjerojë diplomatëve të rinj nga Ballkani Perëndimor në Institutin Universitar Evropian.

“Është gjithmonë një mundësi e mirë për të lënë ‘flluskën e Brukselit’ për t’u përfshirë në diskutime dinamike për të ardhmen evropiane të rajonit. BE-Ballkani Perëndimor nuk është një rrugë njëkahëshe dhe unë jam mirënjohës për komentet, pyetjet dhe idetë e gjeneratës së ardhshme të diplomatëve të Ballkanit Perëndimor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore