Shqipëria

Lajçak: Mirënjohje për mbështetjen e Ramës ndaj dialogut


Në prag të mbajtjes se sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara në New York, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ishte ky i fundit, i cili me një postim në median sociale Twitter, bën me dije se është takuar me Ramën, për të cilën shprehet ka shprehur mirënjohjen.

Kjo pasi, për Lajçak, kreu i Qeverisë shqiptare ka ofruar njohuri dhe mbështetje për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Lajçak shkruan se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Lajçak për takimin me Ramën.

Rama gjithashtu është në New York me liderët e Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore