Lajme

Lajçak e Kovaçevski bëjnë thirrje për kthimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë


Dimitar Kovaçevski dhe Miroslav Lajçak

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku kanë bërë thirrje për një de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe kthimin e paqes dhe stabilitetit në pjesën veriore.

Siç njoftoi qeveria në Shkup, Kovaçevski dhe Lajçak u takuan në Bratislavë në margjinat e Forumit Global të Sigurisë GLOBSEC 2023.

Kovaçevski, siç u tha në njoftim, përsëriti se Maqedonia e Veriut mbështet bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm me NATO-n dhe BE-në në rajon në drejtim të konsolidimit të stabilitetit dhe përshpejtimit të integrimeve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor.

Në takimin me Lajçakun, Kovaçevski gjithashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në përmirësimin e paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore