Jetesë & Stil

Lady Gaga dhe Britney Spears mbështesin fuqishëm njëra-tjetrën


Lady Gaga dhe Britney Spears - Artiste

Ikonat e muzikës pop, Lady Gaga dhe Britney Spears, po vazhdojnë të shprehin dashurinë, mbështetjen dhe mirënjohjen për njëra-tjetrën.

Spears, ka ndarë një video të Gagas në Instagramin e saj, ndërsa i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me këngëtaren “Lucky” pas përfundimit të konservatorit pas 13 vitesh.

Në klip, Gaga, 35 vjeç, flet hapur për atë që Spears ka duruar gjatë dekadës së fundit.

“Mënyra se si Britney u trajtua në këtë biznes ishte vërtet e gabuar, dhe mënyra se si trajtohen gratë në industrinë e muzikës është diçka që do të doja të ndryshonte”, thotë Gaga në një intervistë në tapetin e kuq.

“Unë mendoj se ajo do të jetë përgjithmonë një frymëzim për gratë”, shton ajo.

Krahas videos së Gaga-s, Spears shkroi – “Faleminderit Lady Gaga që me të vërtetë gjetët kohën tuaj për të thënë diçka kaq të sjellshme. Më bëre të qaj! Të dua!”.

Gaga më pas iu përgjigj fjalëve të Spears në postimin e saj në Instagram së bashku me një fotografi të saj pa grim.

Britney Spears – Storie e publikuar nga Lady Gaga në Instagram.

“Të dua Britney Spears”, ka shkruar Gaga.

“Jeto jetën tënde më të mirë. U luta që sistemi ligjor të të trajtonte si një person. Tani ke ndryshuar kursin për gratë në këtë industri përgjithmonë. E ngrite veten tende dhe ishe kaq e guximshme. Faleminderit”, ka shkruar Gaga.

Përndryshe, konservatori i Spears u ndërpre në fillim të këtij muaji kur gjyqtarja e qarkut të Los Angeles, Brenda Penny, miratoi peticionin e babait të Britney, Jamie Spears, për t’i dhënë fund marrëveshjes ligjore.

Megjithëse kujdestaria e Britney-t mbi pasurinë dhe personin është ndërprerë, ruajtësi i saj i përkohshëm John Zabel do të mbajë “kompetencat administrative” në besim dhe pasuri.

Avokati i yllit të popit “Toxic”, Mathew Rosengart, e quajti atë një “ditë monumentale” pas vendimit.

“Ajo që do të ndodhë më pas për Britney varet nga një person – dhe kjo është hera e parë që mund ta themi këtë në një dekadë. Varet nga Britney”, ka thënë ai.

“Britney, që nga sot, është një grua e lirë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Britney Spears, e cila ka qëndruar për 13 vjet në konservator, pati bëri shumë akuza kundër kujdestarëve të saj, duke përfshirë që ata i mohuan të drejtën për të pasur fëmijë.

Mes tjerash, ajo e pati akuzuar babanë e saj, se nuk e ka lejuar të përdorte llogarinë e saj bankare si dhe e ka detyruar  të pijë medikamente për bipolaritetin pa arsye.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore