Sport

Laçi dhe Skënderbeu, dy gjysmëfinalistët e parë të Kupës së Shqipërisë


Kanë përfunduar dy sfidat e para të Kupës së Shqipërisë në fazën e çerekfinaleve. Ekipet e kualifikuara për gjysmë finale janë Laçi dhe Skënderbeu.

Në sfidën e luajtur në Tiranë, Dinamo u mposht me shifrat 1-3 nga Skënderbeu. Pjesa e parë e takimit u mbyll në shifrat 0-2 për korçarët. Alfred Mensah në të 21 minutë dhe Elvi Berisha ne te 43′  shënuan për Skënderbeun.

Në pjesën e dytë të takimit, u shënua nga një gol për secilin ekip. Përkatësisht në të 58′ shënoi Belajdi Pusi, për 0-3 dhe në të 63′ shënoi Welber Almedia Santos-i per Dinamon.

Në sfidën tjetër, Laçi ka arritur të mposht Partizanin, duke u kualifikuar për më tej. Në 120 minuta lojë, nuk u shënuan gola dhe ishin penalltitë ato që vendosën, ku laçianet u treguan më të saktë, duke fituar 4-3.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore