Sport

Lacazette, me një këmbë jashtë Arsenal-it


Sulmuesi 29-vjeçar i Arsenalit duket se po kalon muajt e tij të fundit në ambientet e “Emirates”.

Negociatat për rinovimin e kontratës po ecin ngadalë, ngaqë Lacazette nuk dëshiron që t’i ulet paga.

Është e vërtetë që Lacazette do shkojë 30 vjeç në muajin maj dhe se dëshiron të provojë diçka ndryshe.

Calcio Mercato raporton që agjentët e lojtarit janë në lëvizje për të gjetur një klub të ri për të.

Dëshira e Lacazzete është që të jetë protagonist i një projekti ambicioz në një ambient interesant.

Me këtë ide, lojtari i është ofruar Barcelona-s, Atletico Madrid-it dhe Juventus-it.

Juventus-i e dëshiron futbollistin, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore