Lajme

Laburistët do të diskutojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë “Johnson”


Lideri i Laburistëve, Sir Keir Starmer do të paraqesë të martën e 12 korrikut një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Boris Johnson.

Kjo, në një përpjekje për ta larguar nga detyra përpara përfundimit të garës për kryesinë e konservatorëve më 5 shtator.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë britanike, duke cituar deklaratën e Starmer-it.

Laburistët do të detyrojnë deputetët konservatorë të votojnë nëse do të mbështesin apo jo qeverinë e Johnson-it.

Partia konfirmoi se po kërkon të mbajë votimin në Dhomën e Commons të mërkurën pas pyetjeve të kryeministrit.

Është hera e parë që do të mbahet një votim i tillë qëkurse Jeremy Corbyn (Ish-kryetari i Laburistëve – AP) paraqiti mocion kundër qeverisë së Theresa May në janar të vitit 2019.

Pavarësisht zemërimit të deputetëve konservatorë dhe dorëheqjeve masive nga radhët ministrore javën e kaluar, mocioni i Laburistëve ka shumë pak gjasa të kalojë, me shumë konservatorë që tani pranojnë statusin e Johnson-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore