Teknologji

Laboratorë 5G në Rumani


Kompania franceze e telefonisë, Orange, do të hapë nëntë laboratorë 5G, një prej të cilëve do të vendoset në Rumani.

Agjensia e lajmeve, Romania Insider, bën me dije se shtatë vendet e tjera në të cilat do vendosen laboratorët 5G të kompanisë Orange do të jenë të përqëndruara në Francë dhe një prej tyre do të jetë në Belgjikë.

Me këtë lëvizje të Orange, Rumania kthehet në një nga vendet e para që do të lejojë kompanitë dhe autoritetet të testojnë teknologjinë 5G.

“Besojmë se rrjeti 5G do të drejtojë konkurrencën dhe zhvillimin rajonal të biznesit. Kjo është arsyeja pse Orange është përfshirë në një qasje të inovacionit të përqëndruar në 5G, për të krijuar mënyrat e përdorimit të së ardhmes”, ka thënë shefi i teknologjisë dhe inovacionit në Orange, Michael Trabbia.

Ai ka shtuar se prania e laboratorëve 5G në pozicione lokale ëshrë ‘’për të mbështetur transformimin digjital të lojtarëve ekonomik dhe për të ndihmuar të gjithë të përfitojnë nga poteciali i rrjetit 5G”.

Sipas Romania Insider, laboratori 5G i Orange në Rumani do të jetë i lokalizuar në Bukuresht në partneritet me Universitetin Politeknik të Bukureshtit.

Laboratori do të ketë për synim nxitjen e zhvillimit të përpjekjeve tregtare, kërkimit dhe inovacionit.

Kompania Orange është kompania lider e telefonisë në Francë për sa i përket numtit të klientëve dhe fitimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore