Futboll

“La Máquina”, e ardhmja në të shkuarën e futbollit


“Sale el sol, sale la luna, centro de Muñoz, gol de Labruna”.

Dielli lind, hëna ngrihet, Muñoz vertikalizon, Labruna shënon.

Kjo ishte rima e kënduar nga tifozët e River Plate që dëshmuan asokohe ‘la Maquina’ – ‘Makinën’.

Ata ishin ekipi më i mirë, ekipi i nivelit final par excellence në histori, një ekip që luante futboll të jashtëzakonshëm, skuadër e organizuar si mekanizmat e orës.

I ndërtuar rreth një golashënuesi gjithçkabërës dhe një sulmuesi që thuhet se ishte më i talentuar se Pele ose Maradona.

‘La Maquina’ ishte një ekip që i kishte të gjitha – futboll elitar, lojtarë të klasit botëror, me gjithë madhështinë dhe hiperbolën e rrëfimeve që pasoi në historinë moderne të futbollit.

“Nëse gjithmonë luan kundër ‘la Maquina-s’ me qëllimin për të fituar, ndonjëherë do të doja si admirues i futbollit që të qëndroja në tribunë për ti parë duke luajtur” – rrëfen numri 5 i Boca Juniors, Ernesto Lazzatti.

Historia e ‘la Maquina-s’

River Plate ishte bërë një diktat force në vitet 30-t pas disa nënshkrimeve të kushtueshme – nga ku u mbiquajtën ‘Milionerët’ dhe që nga atëherë ka mbetur si epitet i ekipit.

Në ditët e sotme mund të jetë një praktikë e zakonshme futbolli pa pozicione fikse të lojtarëve, por River Plate i 30-ës revolucionarizoi futbollin e Amerikës së Jugut e më gjerë.

River u udhëhoq nga sulmuesi i tyre jashtëzakonisht i shtrenjtë Bernabé Ferreyra. Ata kishin lulëzuar nga një super yll, por tani ishte koha për një ekip.

Pas pensionimit si lojtar Renato Cesarini vazhdoi punën si trajner futbolli dhe stërviti një prej skuadrave më të mëdha të të gjitha kohërave ‘la Maquina-n’ e River Plate.

Dhe ‘la Maquina’ do të hynte në histori veçanërisht për shkak të lojtarëve – specifikisht, për pesë lojtarët nga linja e sulmit të tyre. Të ndërtoje ekipin nisur nga kuinteti (pesçja) e sulmit sigurisht tingëllonte e pamundur, por në fund formacioni 2-3-5 rezultoi tejet mbizotërues.

“Ai sulm me ata pesë lojtarë ka qënë dhe do të mbetet linja më e fortë ofensive që Amerika e Jugut ka parë ndonjëherë.”

“Muñoz, Loustau, Pedernera, Moreno dhe Labruna” – përgjigja e Alfredo Di Stéfano (themeluesi modern i Real Madrid) kur u pyet për të përmendur pesë lojtarët më të fortë të të gjitha kohërave.

Juan Carlos Muñoz
Muñoz ishte anësori i djathtë i la Maquina-s. Ai vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e Argjentinës, por ndoshta më pak i përmenduri nga të pestë.
Félix Loustau
Ai do të ripërcaktojë rolin e anësorit të sulmit (winger i majtë) që përshkon të gjithë krahun. Taktikisht, Loustau mund të ketë qenë lojtari më i rëndësishëm i sistemit.
Adolfo Pedernera
Një nga të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të Argjentinës, dhe një sulmues tepër i mirë në tërësi. Ai u votua si lojtari i 12-të më i mirë i Amerikës së Jugut të Shekullit 20 nga IFFHS.
José Manuel Moreno
Moreno është historia më e madhe nga të pestë vetave, u konsiderua si futbollisti më i talentuar i Amerikës së Jugut që ka luajtur ndonjëherë.
Ángel Labruna
Moreno mund të ketë qenë talenti më i madh nga të pestë, por Labruna është figura më legjendare. Në atë kohë ai do të bëhej golashënuesi rekord me 293 gola.

Të pestë do të ishin shtylla kurrizore e ‘la Maquina-s’, stili i tyre sulmues, tempizmi në fushë i ekipit.

Futbolli në Argjentinë ishte ndërtuar kryesisht rreth idesë së individit që luante për kënaqësinë e lojës, duke nënçmuar lojën mekanike të anglezëve.

E megjithatë, në 1942, pas një fitoreje 6-2 ndaj Chicartia Juniors u shfaq për herë të parë etiketimi i tyre “la Maquina” në revistën legjendare Argjentinase El Grafico.

Epoka e kuintetit historik filloi nga 1942-1946, por River Plate nuk ishte aq fitimtar dhe nuk mbahet mend për këtë cilësi. Ata fituan kampionatin dy herë, në 1942 dhe 1945.

Kalorësit e Ankthit

Mungesa e dominimit nga një krah kaq i talentuar bëri që ata të fitonin një pseudonim tjetër – ‘Kalorësit e Ankthit’. ‘La Maquina’ sigurisht fitoi një reputacion për shkuarjen aq afër fitoreve dhe trofeve, diçka që Muñoz u përpoq ta shpjegonte kështu:

“Ata na thërrisnin ‘Los caballeros de l’Angustia’ sepse ne nuk kërkonim golin. Asnjëherë nuk e kemi menduar se nuk mund të shënojmë kundër rivalëve tanë. Ne dilnim në fushë dhe luanim në mënyrën tonë: merrnim topin, e jepnim, një driblim, këtu, atje dhe goli vinte vetë.”

“Në përgjithësi u deshën shumë minuta që goli të vinte dhe ankthi vinte sepse ndeshjet nuk zgjidheshin shpejt. Kur shkonim brenda zonës, sigurisht që donim të shënonim, por në mesfushë argëtoheshim. Nuk kishte asnjë nxitim. Ishte instiktive ”.

Një arsye tjetër pse kabineti i trofeve ishte pak më i zbrazët seç duhej të ishte për një ekip me kaq cilësi mund të shihet në një statistikë të thjeshtë. Kuinteti i sulmit i ‘La Maquina-s’ luajtën së bashku vetëm 18 herë brenda pesë viteve.

‘La Maquina’ ndryshoi futbollin botëror, duke vendosur një pikë referimi për lojën e skuadrës që mbeti e patejkalueshme. E lavdëruar nga tifozët dhe rivalët bashkëkohorë, ‘la Maquina’ mban një podium në futboll dhe të gjithë ata që kanë luajtur janë përpjekur ta arrijnë.

‘La Maquina’ është paraprirësja e Ajax-it të Rinus Michels në vitet 70-t. Madje pa shkuar aq larg dinastia e Real Madrid-it të Di Stefano-s, merr jetë pikërisht nga eksperienca që ai pati me River Plate.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore