Sport

La Liga/ Skuadrat kryesuese në kërkim të fitores


Katër ndeshje do të luhen në La Liga këtë të shtunë. Sfidat do të jenë për javën e 16 të kampionatit.

Dueli i parë do të luhet mes Sevilla-s dhe Villarreal-it, duke filluar nga ora 14:00. Vendasit renditen të katërtit në La Liga me 28 pikë. Miqtë kanë 16 pikë dhe mbajnë vendin e 12.

Duke filluar nga ora 16:15 në fushë zbret Barcelona. Përballë do të ketë Real Betis-in. Skuadra e Xavi Hernandez-it ka 23 pikë në klasifikim dhe renditet e shtata. Kurse, ajo e Manuel Pellegrini-t ka katër pikë më shumë dhe gjendet në vendin e pestë.

Kampionët në fuqi të Atletico Madrid-it do të luajnë përballë Mallorca-s. Ndeshja do të fillojë nga ora 18:30. 29 pikë dhe vendi i dytë në La Liga për djemtë e Diego Simeone-s. Mallorca ndodhet në vendin e 14 dhe me 16 pikë.

Sfida e fundit e të shtunës luhet mes Real Sociedad-it dhe Real Madrid-it. Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00. Madrilenët kryesojnë kampionatin me 36 pikë. Vendasit janë të tretët me 29 pikë.

Kujtojmë që Atletico Madrid-i, Sevilla, Barcelona dhe Villarreal-i kanë nga një ndeshje më pak. Ato kanë luajtur 14 javë deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore