Sport

La Liga/ Një Atletico pas El Clasico-s


Pas fitores së Real Madrid-it në El Clasico-n e së shtunës gjithçka ka ndryshuar në La Liga.

Mbretërorët aktualisht udhëheqin kampionatin me pikë të barabarta po aq sa Atletico, por, me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Atë ndeshje. “Los Rojiblancos” e luajnë sonte, si mysafirë të Betis-it.

Në “Benito Villamarin”, pa Suarez-in, Llorente-n, Dembele-n dhe Kongdobia-n, skuadra e Simeone-s përballë ka një vizitë super të vështirë.

Edhe te Betis ka mungesa, me Iglesias, Camarasa, Iglesias dhe Ruiz që janë jashtë për shkak të lëndimit.

Ndeshja e fazës së parë përfundoi me rezultat 2-0 në favor të Atletico-s.

Një hap fals sonte, do të lejonte titullin në duart e Real Madrid-it, me ndeshjen direkte Barcelona – Atletico Madrid që zhvillohet më 9 maj.

Ndeshjet tjera të ditës në La Liga janë:

Villarreal – Osasuna, 14:00

Valencia – Real Sociedad, 16:15

Valladolid – Granada, 18:30

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore