Sport

La Liga me tifozë?


Për herë të fundit tifoz në një ndeshje të La Liga-s kishte më 8 mars të vitit 2020.

“Benito Villamarin” i Sevilla-s ishte stadiumi i fundit që hapi dyert për tifozët, në fitoren 2-1 që Betis kishte përballë Real Madrid-it.

Gjatë këtyre 13 muajve, kishte shumë tentativa që stadiumet të hapeshin me kapacitet të kufizuar.

Por, për shkak të “shpërthimeve” të vazhdueshme me rastet e Covid-19, të gjithë tentativat ishin të dështuar.

Por, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas, beson që ka ardhur koha për këtë gjë.

Sipas një raportimi të Sport Espana, ka një plan që të ketë pjesëmarrës në javët vendimtare të sezonit.

Varësisht nga zonat e rrezikshëmërisë, kapaciteti do të jetë nga dhjetë deri në 25 përqind.

La Liga ka edhe nëntë ndeshje deri në fund.

Plani i Tebas është që tifozë të ketë për pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Barcelona do lejohet rreth 15 përqind kapacitet, kurse dy ekipet e Madrid-it mund të kenë vetëm dhjetë, pasi kryeqyteti është një nga zonat me rrezikshmëri të lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore