Sport

La Liga/ Mallorca shpërdordon avantazhin e dy golave, Alaves-i merr tri pikë me vlerë


Kanë përfunduar dy ndeshje në La Liga-n spanjolle. Valencia ka barazuar me Mallorca-n. Deportivo Alaves-i ka fituar në fushën e Cadiz-it. Ndeshjet u luajtën për llogari të javës së 10 në La Liga.

Në “Mestalla”, Valencia bëri një lojë bindëse dhe ishte më kërkuese në fushë. Por, do të ishin miqtë që do të gjenin avantazhin të parët.

Në minutën e 32, Angel Rodriguez e dërgon topin në rrjetë për miqtë. Gjashtë minuta më vonë, Mouctar Diakhaby shënon në portën e tij, duke e çuar rezultatin në 2-0 për Mallorca-n.

Në pjesën e dytë, mesfushori i Mallorca-s, Kang-in Lee, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Të mbetur me 10 lojtarë, miqtë nuk mundën të mbanin rezultatin.

Valencia do shënonte dy gola të shpejtë, ashtu si dhe Mallorca. Por, në rastin e Valencia-s, golat do të vinin në minutat shtesë. Fillimisht shënoi Goncalo Guedes në të 90+3 minutë dhe pesë minuta më vonë Jose Gaya vendos barazpeshën në “Mestalla”.

Në minutën e 90+9, miqtë ndëshkohen përsëri me karton të kuq. Kësaj radhe ishte Rodrigo Battaglia që mori kartonin e dytë të verdhë.

Në sfidën tjetër, Alaves-i ka fituar me rezultatin 2-0 në fushën e Cadiz-it, falë dy golave të Joselu-t. Sulmuesi shënoi në minutën e gjashtë dhe në të 90+1, duke i dhënë tri pikë të arta Alaves-it.

Renditja e La Liga-s:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore