Përballje

La Liga/ Mallorca e Muriqit e fillon ditën, Real Madrid-i udhëton në krahinën e kryeqytetit


Java e 26-të në elitën e futbollit spanjoll nisi me fitoren e thellë 3-0 të Levante-s përballë skuadrës së Elche-s.

Sot, kjo javë vazhdon me disa ndeshje shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit, për titullin, por edhe për mbijetesën.

Dita nis me skuadrën e Vedat Muriqit, Mallorca-n.

Në Palma de Mallorca, ata presin Valencia-n, skuadër kjo pa asnjë objektiv të mbetur gjatë këtij sezoni.

Mallorca në anën tjetër është ende në luftë për mbijetesë, por me një epërsi komode nga vendi i 18-të.

Këtë epërsi, ata do të tentojnë që të zgjerojnë me fillim në orën 14:00.

Në orën 16:15, zhvillohet një tjetër duel për mbijetesë, mes Getafe-s dhe Alaves.

Kurse, me fillim në orën 18:30, zhvillohet takimi më interesant i ditës, mes Rayo Vallecano-s dhe Real Madrid-it.

Rayo, skuadra nga krahina Vallecas e kryeqytetit spanjoll, pret skuadrën më të madhe të kryeqytetit.

Vendasit po kalojnë një formë shumë të keqe, pa fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe me katër humbje radhazi.

Në anën tjetër Real Madrid-i ndodhet në një pozitë të mirë në krye, dhe kërkon që me një tre pikësh të mbyll edhe një tjetër javë me qetësi.

Dita mbyllet pikërisht në kryeqytet.

Atletico Madrid që po lufton ashpër për Evropën, sot pret Celta Vig-n, që po kalon një formë shumë të mirë.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, medoemos duhet të arrijë fitoren nëse dëshiron që të ketë komoditet dhe të vë në presion ndjekësit.

Kjo ndeshje fillon në orën 21:00, dhe mbyll të shtunën në Spanjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore