Sport

La Liga/ Kampionët në fuqi të Atletico-s marrin humbjen e katërt radhazi


Ka përfunduar sfida mes Granda-s dhe Atletico Madrid-it në La Liga-n spanjolle. Ndeshja ishte e prapambetur, pasi duhet të ishte luajtur në javën e nëntë të kampionatit.

Vendasit triumfuan me rezultatin 2-1 në “Estadio Nuevo Los Carmenes”. Për të besuarit e Diego Simeone-s, kjo ishte humbja e katërt radhazi në kampionat. Më parë ka humbur përballë Mallorca-s, Real Madrid-it dhe Sevilla-s.

Atletico ishte më kërkuese në lojë dhe arriti të gjente golin e avantazhit që në minutën e dytë, me anë të Joao Felix-it.

Vendasit do të barazonin sfidën në minutën e 17, me golin e Darwin Machis-it. Gol i cili vulosi shifrat në 1-1 për pjesën e parë të takimit.

Në pjesën e dytë vendasit gjejnë golin e avantazhit për herë të parë në këtë sfidë. Jorge Molina e dërgon topin në rrjetë. Pas miratimit nga VAR-i, goli i veteranit 39-vjeçar konsiderohet i rregullt dhe është pikërisht ky gol që vulos fitoren e Granada-s.

Pas 18 javëve të luajtura, Atletico qëndron në vendin e pestë me 29 pikë. 14 pikë më shumë ka Real Madri-i kryesues. Një pikë më shumë ka Rayo Vallecano që mban vendin e katërt.

Në anën tjetër, Granada me tri pikëshin e fituar shkon në kuotën e 22 pikëve në total dhe renditet në vendin e 12.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore