Sport

La Liga, fokusi në “Balaidos”


Me fitoren 2-0 përballë Levante-s, Betis hapi javën e 28-të në La Liga.

Një kampionat që papritmas erdhi me një luftë për titullin. Dështimet e shumta të Atletico Madrid-it, i shfrytëzuan mirë Barcelona dhe Real Madrid.

Këta të fundit sot udhëtojnë për në “Balaidos”, ku do priten nga Celta Vigo e mesit të taabelës.

Skuadra e Zidane ka nëntë ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet.

Kurse Celta vjen në këtë ndeshje me vetëm dy fitore në 12 ndeshjet e fundit.

Seria e dobtë për Celta-n filloi pikërisht në ndeshjen e parë të vitit 2021, duke humbur 2-0 përballë Real Madrid-it.

Mes mungesash, Real Madrid do tentojë të mbaj hapin me Barcelona-n dhe Atletico-n, me shpresë që njëra nga to lëshon pikë këtë javë.

Ndeshja fillon në “prime time” të La Liga-s, në orën 16:15.

Kurse, ndeshjet tjer të ditës së shtunë janë:

Athletic Club – Eibar, 14:00

Huesca – Osasuna, 18:30

Valladolid – Sevilla, 21:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore