Përballje

La Liga: Dita e barazimeve, Barcelona nuk arrin fitoren e dytë pa Messi-n


Ndeshjet e para të javës së dytë në La Liga, përfunduan kryesisht me barazime.

Dueli mes Barcelonës dhe Athletico Bilbao-s ishte më interesanti i ditës së shtune, dhe përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku topi ishte më shumë në anët e katalunasve, por baskët rrezikuan portën më shpesh.

Pjesa e parë ishte pa gola, por me mundësi të shumta.

Pjesa e dytë e ndeshjes filloi në nën e Bilbao-s, pasi ata shënuan të parët në minutën e 50-të me anë të mbrojtësit Inigo Martinez.

Baskët i rezistuan katalunasve, por jo për shumë gjatë, pasi në minutën e 75-të Memphis Depay shënoi për golin e barazimit.

Barcelona momentalisht ka një fitore dhe një barazim në La Liga, ndërsa Athletico Bilbao kanë barazuar dy herë.

Ndeshja mes Alaves-it dhe Mallorca-s përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1, pas golit të shënuar në minutën e 80-të nga Fer Nino.

Dueli mes Espanyol dhe Villareal ishte e baraspeshuar me shumë mundësi shënimi, por në fund përfundoi pa gola.

Ndeshja mes Granadës dhe Valencias po ashtu përfundoi me rezultat të barabartë.

Granada ishin të parët që shënuan në minutën e 16-të, por Valencia barazuan rezultatin dy minuta para fundit nga pika e bardhë e penaltisë.

Deri më tani, asnjë skuadër nuk ka arritur të fitojë dy ndeshje në La Liga, Barcelona prinë e para me katër pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore