Sport

La Liga, Barcelona kërkon fitoren e radhës, Villarreal-i të parën


La Liga spanjolle do të “zbresë” në fushë me katër ndeshje të shtunën e 21 gushtit. Alaves, Mallorca, Espanyol, Villarreal, Granada, Valencia, Athletic Bilbao dhe Barcelona janë tetë skuadrat që do të luajnë për të marrë maksimumin.

Ndeshja e parë hapëse e ditës në La Liga do të jetë ajo mes Deportivo Alaves – RCD Mallorca. Sfida do të luhet duke filluar nga ora 17:00 në “Estadio de Mendizorroza”.

Alaves-i është në kërkim të pikëve të para për këtë sezon, pasi ndeshjen e parë të kampionatit e humbi përballë Real Madrid-it 1-4.

Mallorca ka arritur të marrë barazim në ndeshjen e parë 1-1 në fushën e vet përballë Real Betis-it.

Përballja e fundit mes tyre në La Liga ishte në shkurt të 2020, e përfunduar me fitoren minimale të Mallorca-s 1-0.

Duke filluar nga ora 19:30 do të ketë dy përballje: Espanyol – Villarreal dhe Granada – Valencia.

Espanyol-i do të presë Villarreal-in në “RCDE Stadium”. Të dy skuadrat kanë barazuar ndeshjen e parë në La Liga. Përkatësisht, Espanyol-i barazoi 0-0 me Osasuna-n dhe Villarreal-i me të njëjtin rezultat me Granada-n.

Granda do të presë Valencia-n në “Estadio Nuevo Los Carmenes”. Vendasit kanë një pikë, ndërsa Valenica ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë përballë Getafe-s me rezultatin 1-0.

Ndeshja e fundit e të shtunës në La Liga do të jetë Athletic Bilbao – Barcelona. Sfida do të luhet në “San Mames”, duke filluar nga ora 22:00.

Athletic ka një pikë në renditje, pasi javën e parë barazoi 0-0 me Elche-n. Barcelona ka tri pikë, pasi mposhti 4-2 Real Sociedad-in.

Të premten u luajt sfida Real Betis – Cadiz, e cila përfundoi me shifra të barabarta 1-1. Të dielën dhe të hënën do të luhen pesë sfidat e mbetura në La Liga: Real Sociedad – Rayo Vallecano, Atletico Madrid – Elche, Levante – Real Madrid, Getafe – Sevilla dhe Osasuna – Celta Vigo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore