Sport

Kyrie Irving i rrezikuar nga tifozët e Celtics


Kyrie Irving në ndeshjen përballë Boston Celtics

Një tifoz i Boston Celtics hodhi një shishe uji afër kokës së Kyrie Irving, derisa ai po largohej nga palestra e Boston Celtics pas fitores së Brooklyn Nets 141-126.

Pas një deklarate nga klubi i Celtics, kuptohet se fansi është arrestuar.

Kyrie Irving bëri një gjest jo sportiv ndaj ish klubit të tij, i cili shkeli emblemën e Celtics në palestër pa e respektuar klubin the tifozët.

Shishja ishte shumë afër ta godiste Irving, i cili po ecte drejt tunelit pasi performanca e tij prej 39 pikësh ndihmoi që Brooklyn të kalonte në epërsi 3-1 ndaj Celtics.

“Ata paguan për biletat e tyre, shkëlqyeshëm, unë jam mirënjohës që po vijnë për të parë një shfaqje të shkëlqyeshme. Por ne nuk jemi në teatër. Ne nuk po hedhim domate dhe sende të tjera të rastësishme ndaj njerëzve që janë duke performuar “, ka thënë Irving.

Ky nuk është incidenti i parë që nga kthimi i tifozëve në palestra, Trae Young u pështy nga një fans, Russell Westbrook-ut i janë hedhur kokoshka dhe lojtarët e Portland Trail Blazers janë ofenduar rëndë nga tifozët.

Kur shishja u hodh të dielën në mbrëmje, Irving dhe shoku i tij i skuadrës Tyler Johnson menjëherë ndaluan dhe ngritën sytë në tribuna.

Irving nuk pranoi të jepte specifika, por ai foli për problemin e tifozëve në përgjithësi.

Kjo fundjavë shënoi herën e parë që Irving luan në TD Garden me tifozë që kur nënshkroi me Brooklyn si agjent i lirë në vitin 2019.

Para se Nets të udhëtonin në Boston, Irving, i cili luajti për Celtics për dy sezone, u pyet se si mendon ai se do të pritej nga tifozët në TD Garden.

Irving tha se shpresonte që tifozët ” ta mbanin marrëdhënien basketbollistike dhe të mos ketë thirrje raciste kundër meje”.

Celtics thanë se bazuar në hetimin e tyre, tifozi do të ndalohej të hyjë ne TD Garden për dy vjet.

Durant po ashtu e komentoi rastin duke thënë që edhe lojtarët e NBA janë njerëz.

“Unë e di që të qenit në shtëpi për një vit e gjysmë me pandeminë nxori shumë anë të këqija, stresoi shumë njerëz, por kur vini në këto ndeshje, duhet të kuptoni se këta lojtar janë njerëz”, tha Durant pas ndeshjes së së Dielës

“Ne nuk jemi kafshë, ne nuk jemi në cirk. Ju që vini në ndeshje, nuk ka të bëjë me ju si tifoz. Pra, keni pak respekt për basketbollin. Keni pak respekt për qeniet njerëzore dhe keni një farë respekti për veten tuaj”, shtoi Durant.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore